Kusari-Lila: Nuk ka vend në Evropë që nuk është rritur çmimi i rrymës

09 shkurt 2022 | 12:21

Shefja e Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusar-Lila, në fjalën e saj në seancën e Kuvendit ka thënë se shtrenjtimi i energjisë elektrike po ndodh edhe në shtetet e tjera.

Ajo ka drejtuar akuza për sektorin e energjisë ndaj partive opozitare që më herët ishin në pushtet.

“Sot aktualisht nuk ka vend në rajon që nuk ka çmim të energjisë me rritje. Sot aktualisht nuk ka vend në Evropë që nuk ka çmim të energjisë në rritje. Situatat dhe rrethanat në të cilat një, pas një ka pasur dështime në sektorin e energjisë elektrike, nuk mund të zgjidhen brenda 11 muajve”, ka thënë Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ibrahim Berisha Fjala është për objekt me vlera të…