Edi Rama takohet me ambasadoren amerikane para vizitës në Uashington

09 shkurt 2022 | 12:31

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri, ka njoftuar se ambasadorja Yuri Kim është takuar të mërkurën me kryeministrin Edi Rama.

Kjo ambasadë ka njoftuar se ky takim ka ndodhur para vizitës se kryeministrit Rama në Uashington.

“Ambasadorja Kim u takua sot me kryeministrin Rama përpara vizitës së tij në Uashington DC. Ajo përshëndeti mbështetjen e fortë dhe parimore të Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus, qoftë si aleate e NATO-s ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku ShBA-të janë krenare që do të punojnë me Shqipërinë si ‘bashkëmbajtëse’ për Këshillin në çështjet e Ukrainës. Ambasadorja Kim nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara, duke vërejtur se barra e përgjegjësisë është natyrshëm më e madhe mbi ata që qeverisin. Ata biseduan gjithashtu mbi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, përparimin historik në forcimin e marrëdhënies sonë në mbrojtje, dhe hapat e mëtejshëm për të rritur tregtinë dhe investimet midis ShBA-së dhe Shqipërisë”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Tiranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spektakli i basketbollit në Pejë fillon me superderbin mes Penzës…