Zyrtarja e bankës në Prishtinë raporton se dikush deponoi funta të falsifikuara
10 shkurt 2022
| 15:24
Një zyrtare e një banke në Prishtinë ka raportuar në polici se gjatë kontrollimit të monedhave të deponuara, ka vërejtur 50 funta të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se monedha e dyshuar është konfiskuar për ekzaminim. “Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 07.02.2022-15:00. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës ka raportuar se, gjatë kontrollimit të monedhave të deponuara kanë vërejtur një monedhë prej 50 funtesh (angleze) që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedha e dyshuar është konfiskuar për ekzaminim”, ka bërë të ditur policia.