Poeti Fahredin Shehu ftohet në manifestimin letrar kushtuar Martin Camajt në Vjenë
Poeti i njohur nga Kosova, Fahredin Shehu është ftuar të merr pjesë në manifestimin letrar në Vjen të Austrisë, i cili organizohet me rastin e 30-vjetorit të ikjes në amshim të poetit Martin Camaj.
Ai do të jetë pjesë e këtij manifestimi nga 18 deri më 20 mars të këtij viti.
Pra, Kosova nuk është veç kronikë e zezë, po ka edhe Fahredin Shehun.
“Me rastin e shënimit të 30-vjetorit të ikjes në amshim të njërit nga shkrimtarët dhe poetët më të mirë të shekullit të fundit, Martin Camaj, nga data 18 deri 20 mars në Vjen ftohet poeti Kosovar, Fahredin Shehu dhe tre autorë tjerë. Ftesa vjen dhe manifestimi organizohet nga Bashkia i Vjenës, Austri dhe botuesit ‘Media Verlag’”, është thënë në njoftim.
Sipas organizatorëve të këtij manifestimi “nëse kombi shqiptar ka një ambasador të poezisë shqipe në botë ky asht padyshim Fahredin Shehu nga Rahoveci i Kosovës”.
“Vjena është e lumtur ta ketë në këtë manifestim poetin shqiptar, Fahredin Shehu, ka thënë njëri nga organizatorët e këtij manifestimi, poeti dhe përkthyesi Gjergj Jozef Kola.
Në këtë manifestim janë ftuar edhe Vlora Ademi dhe Dijana Toska.