Interi, gati rinovimet me Handanoviqin dhe Perisiqin

10 shkurt 2022 | 17:30

Skuadra e Interit dëshiron të ecë përpara me këtë projekt që duket se po rezulton efikas dhe fitues. “Zikaltrit” lëvizën mirë në merkaton e janarit duke afruar lojtarë si Gosens dhe Caicedo, ndërsa në të njëjtën kohë vijojnë punën për të blinduar disa nga titullarët më të rëndësishëm.

Pas Brozoviqit, gjë gjithçka është mbyllur kohë më parë, drejtuesit ziklatër janë të bindur se të njëjtën gjë do të bëjnë edhe me dy titullarë të tjerë, Handanoviq dhe Perisiq.

Për mesfushorin kroat kanë gati një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit dhe 3,5 milionë euro në sezon. Për Handanoviqin flitet për një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit dhe 3,2 milionë euro në sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar ashpër Qeverinë Kurti…