Nadal – Medvedev sfidë në Akapulko, rusi synon kreun e renditjes botërore

10 shkurt 2022 | 17:44

Grand slam i Australian Openit tashmë është lënë pas krahëve dhe tenistët po mendojnë për turnetë e tjerë. Djokoviqi do të luajë në turneun ATP 500 të Dubait, ndërsa tenistët e tjerë “big” kanë zgjedhur të transferohen në Amerikë, ku do të luhen në mars turnetë e parë Masters.

Spanjolli Rafael Nadal e rusi Daniil Medvedev, dy finalistët e Australian Open, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në turneun ATP 500 të Akapulko (Meksikë).

Pra, sfida e tyre vijon përtej oqeanit, me rusin që synon kreun e renditjes botërore për meshkuj. Në këtë turne do të luajnë edhe disa tenistë të tjerë “big”, si gjermani Alexander Zverev (numri 4 në botë), greku Stefanos Tsitsipas (numri 3 në botë) e italiani Matteo Berrettini (numri 7 në botë). Në fushë do të jenë edhe bullgari Grigor Dimitrov e spanjolli Carlos Alcaraz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valentina Bahtiri shpall te pavlefshme deftesen nka klasa 1 deri…