ShBA-ja i dhuron Kosovës edhe mbi 500 mijë vaksina anti-Covid

11 shkurt 2022 | 14:15

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për vaksinim.

Në ceremoninë ku ShBA-ja i ka dhuruar Kosovës mbi 500 mijë vaksina anti-Covid, ai ka thënë se shkalla e lartë e vaksinimit do të thotë shkallë e ultë e hospitalizimit. “Vaksinat mbesin mënyra më e mirë në botë e mbrojtjes kundër Covid-19 dhe pasojave shkatërruese të tij. Shkalla e lartë e vaksinimit do të thotë shkallë e ultë e hospitalizimit dhe më pak raste të vdekjes. Ju lutem, bëjeni pjesën tuaj: vaksinohuni, lani duart dhe bartni maskën. Të gjithë duhet të punojmë së bashku për ta luftuar dhe mposhtur këtë pandemi globale”, ka thënë Hovenier.

Dje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë dhuruar Kosovës edhe 515.970 doza të vaksinës Pfizer.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë përafërsisht10 milionë dollarë në emër të ndihmës tjetër të ndërlidhur me pandeminë për të forcuar reagimin e Kosovës ndaj pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të premten ka…