Kurti: Lirimi i masave kundër Covidit varet nga niveli i vaksinimit të qytetarëve

11 shkurt 2022 | 14:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media pas donacionit të mbi 500 mijë vaksinave “Pfizer” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka falënderuar ShBA-në për donacionin.

“Më lejoni që në emër të qeverisë të falënderoj ShBA-në dhe iniciativën COVAX për dhurimin e vaksinave. Për këtë jemi përjetësisht mirënjohës”, ka thënë ai.

Më tutje, Kurti ka thënë se lirimi i masave kundër Covidit varet nga niveli i vaksinimit të qytetarëve.

“Në një kohë kur rastet e infektimit janë duke rënë, disa mund të pyesin pse vaksinat vazhdojnë të jenë të domosdoshme. Së pari imuniteti i fituar mes popullatës tonë ka filluar gradualisht që të bjerë. Pesë deri në gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë imuniteti bie në 10 për qind. Një rënie e tillë e imunitetit mund të krijojë kushtet për një valë të re të infektimeve, prandaj është e domosdoshme që qytetarët të vaksinohen me dozën e tretë. Lirimi i mëtejshëm i masave varet drejtpërsëdrejti nga niveli i vaksinimit në vend. Jam i vetëdijshëm për vështirësitë që janë shkaktuar nga masat sidomos në aspektin ekonomik. Vaksinat vazhdojnë të jenë jetike”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjysmëfinalja e parë e Final 8 Kupës së Kosovës Agim…