Dy të vdekur, 770 raste të reja dhe 1 mijë e 589 të vaksinuar kundër Covidit

11 shkurt 2022 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona dhe janë paraqitur 770 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 1 mijë 589 qytetarë dhe janë dhënë 1 mijë 319 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 798 980 doza të vaksinës. Deri më sot 809 982 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 92 117 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 4 285 testime, 770 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes.  Sot janë shëruar 1 589 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 202 664. Në total numri i rasteve aktive është 16 028”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania do të mbajë zgjedhje indirekte të dielën në të…