Njohjes së patentshoferëve i gëzohet edhe Kurti, falënderon Gjermaninë në gjuhën gjermane
11 shkurt 2022
| 16:43
Kryeministri Albin Kurti, e ka vlerësuar si lajm të mirë njohjen e patentshoferëve të Kosovës nga Gjermania.
Kurti ka thënë se me këtë vendim, Gjermania ka shfaqur përkrahje të plotë për autoritetet e Kosovës.
“Lajm i mrekullueshëm për qytetarët tanë në Gjermani! Sot, Këshilli Federal i Gjermanisë votoi pro njohjes së patentë shoferëve kosovarë, duke shfaqur përkrahje të plotë në autoritetet kompetente kosovare. Herzlichen Dank (Faleminderit shumë!)”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.
Gjermania ka vendosur të premten që t’i njohë patentshoferët nga Kosova. Ky propozim ka marrë miratimin e të 16 landeve gjermane.