Uzuni: Ishim mirë deri te penalltia, Granada nuk dorëzohet

14 shkurt 2022 | 18:08

Myrto Uzuni ishte titullar sërish me Granadan në La Liga, këtë herë kundër Real Sociedadit.

Skuadra e sulmuesit shqiptar u mund, ndërkohë që Uzuni, pas ndeshjes, ka deklaruar: “Deri te penalltia për Real Sociedadin luajtëm shumë mirë dhe kishim mundësi të shënonim gol. Nëse do të kishim shënuar, atëherë loja do të kishte shkuar ndryshe. Ky është futbolli. Mentaliteti ynë është që të mos dorëzohemi kurrë dhe të luftojmë deri në fund për këtë fanellë. Ekipi nuk dorëzohet kurrë. Ky është një klub fantastik, me një trajner të madh dhe ne gjithmonë punojmë së bashku. Duhet të vazhdojmë të luftojmë për t’i arritur qëllimet tona dhe për të fituar”, ka shtuar Uzuni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipet e Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS)…