Liga e Kampionëve rikthehet me superpërballjen PSG – Real

15 shkurt 2022 | 08:30

“E Liga e Kampionëve rikthehet pas një pauze të gjatë me ndeshjen derbi në mes të Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit që përballen në kuadër të ndeshjes së parë të 1/16 e Ligës së Kampionëve. PSG-ja përfundoi e dyta në Grupin A, duke siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt, ndërsa trembëdhjetë herë fituesi i kësaj gare, Real Madridi, siguroi pozitën e parë në Grupin D.

Skuadra franceze nënshkroi me Lionel Messin verën e kaluar me synimin që argjentinasi ta ndihmojë t’i shkojë kësaj gare deri në fund. Ndeshja kthyese në “Bernabeu”, ku edhe vendoset skuadra që shkon në çerekfinale, zhvillohet më 9 mars. PSG-ja, e cila u mund nga Real Madridi në këtë fazë të kompeticionit 2017-18, humbi nga Manchester City në gjysmëfinalet e turneut të sezonit të kaluar, ndërsa arriti edhe në finale më 2019-2020. Gjigantët francezë nuk po arrijnë assesi të triumfojnë në garën më të fortë në futboll. Në anën tjetër, Reali, që është skuadra me e suksesshme e kësaj gare, synon që në këtë edicion ta fitojë trofeun e katërmbëdhjetë, por fillimisht duhet të tregojë se është në gjendje të eliminojë një skuadër të fuqishme siç është PSG-ja.

Lajm i mirë për trajnerin Pochettino është se për këtë ndeshje rikthehet ylli Neymar, ndërsa për shkak të lëndimeve do të mungojnë Sergio Ramos dhe Ander Herrera. Mungesë tjetër është edhe Idrissa Gueye, që ishte pjesë e Senegalit në Kupën e Kombeve të Afrikës. Në anën tjetër, Reali do të jetë pa Ferland Mendy, kurse Karim Benzema pritet të jetë i gatshëm për këtë ndeshje. Sonte (e martë) zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes të Sportingut dhe Manchester Cityt.

Të martën takohen:

21:00 Paris Saint-Germain – Real Madrid
21:00 Sporting – Manchester City

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë Ukrainës një garanci kredie…