Më 22 shkurt mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

15 shkurt 2022 | 09:09

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 22 shkurt 2022 do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2022. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 10 vjeçar në shumën prej 15 milionë euro.

 “Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MF-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Jusuf Thaçi e ka quajtur qeveri të ngadalshme qeverisjen…