Tri klube italiane interesohen për Iscon

15 shkurt 2022 | 14:59

Për Iscon këta mund të jenë muajt e fundit me fanellën e Realit të Madrid.

29-vjeçari, i cili është pjesë e madrilenëve që nga vitit 2013, në fund të sezonit do të mbyllë aventurën e tij te “Los Blancos, kohë kur i përfundon edhe kontrata.

Futbollisti ka kohë që nuk bën pjesë në planet e klubit për të ardhmen dhe as ardhja e Ancelottit në krye të skuadrës nuk e ka ndryshuar situatën. Drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë rinovimin lojtarit, i cili në fund të sezonit do të mbyllë aventurën me Realin. Për Iscon janë në garë shumë klube, si Juventusi, Milani e Fiorentina, që do të bëjnë maksimumin për ta marrë lojtarin me parametër zero gjatë merkatos së verës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sophie Turner ka ndezur thashethemet se mund të jetë shtatzënë…