Momenti kur notari sulmohet për vdekje nga një peshkaqen: O Zot një…

16 shkurt 2022 | 15:41

Një video e frikshme është duke bërë xhiron e rrjetin.

Në të shihen pamjet se si një notar sulmohet nga një peshkaqen i bardhë në “Little Bay” në Sydney, Australi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se burri fatkeq nuk arriti t’i shpëtonte dot peshkaqenit, ndërsa theksojnë se kjo është vdekja e parë në Sydney e regjistruar nga një sulm të tillë që nga viti 1963.

Ndër të tjera njoftohet se autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e dhjetëra plazheve, ndërsa afër vendit që notari humbi jetën janë gjetur “mbetje njerëzore”.

Një anëtar i ekipit të shpëtimit pohoi se në momentin që mbërriti ambulanca nuk ishte në gjendje të ndihmonte notarin pasi ai kishte pësuar lëndime katastrofike.

Britmat e të pafatit janë dëgjuar, mirëpo dëshmitarët okularë nuk mund të bënin asgjë për viktimën.

https://youtu.be/C3IV562eOjU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nxënësit e Shkollës Fillore “7 Marsi” të fshatit Poturoc të…