![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/nitaj.jpg)
Muharrem Nitaj: Komunizmi brina s’ka!
16 shkurt 2022
| 15:56
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muharrem Nitaj, ka reaguar pas publikimit të një fotografie, ku nxënësit e disa shkollave të Prishtinës shihen me fotografi në duar të kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe presidentes.
Kjo fotografi e nxënësve është realizuar në objektin e Kuvendit dhe Presidencës.
Nitaj ka shkruar në “Facebook” se “Komunizmi brina s’ka!”.
“Këta fëmijë kanë mundur t’i kishin mbajtur fotografitë e Presidentit Rugova, të Adem Jasharit, të Shkelzen Haradinajt, të Adem Demaçit…por kështu siç ka dalë, është për turp e faqe të zezë!!!”, ka shkruar Nitaj.