Vuçiqi dekoron poetin serb që bënte thirrje për vrasjen e myslimanëve në Sarajevë

16 shkurt 2022 | 15:57

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë, e ka dekoruar dje me Medaljen e Artë të Meritave, shkrimtarin serb, Gojko Doga, i cili në vitin 1991, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, kishte deklaruar se të gjithë myslimanët në Sarajevë duhet të vriten, në një bisedë të incizuar me të dënuarin për krime lufte Radovan Karagjiq.

Biseda e Gojko Dogas me kriminelin e luftës Radovan Karagjiq kishte ndodhur më 12 tetor 1991, pasi Karagjiq kishte kërcënuar Asamblenë e Bosnje e Hercegovinës se Republika Srpska do ta shpallte pavarësinë, shkruan “Klix.ba”.

“Ata duhet ta dinë se janë rreth 20 mijë serbë të armatosur në Sarajevë. Sarajeva do të bëhet Karakas në të cilën 300 mijë myslimanë do të vdesin”, kishte thënë Karagjiq sepse “S’ka asnjë shans”.

“Të gjithë duhet të vriten. Gjithçka duhet të vriten”, ia kishte kthyer Doga.

Doga është shkrimtar serb dhe anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Republika Srpska dhe në kohën e luftës në Bosnje ishte kryetar i Asociacionit të Serbëve nga Bosnja e Hercegovina në Serbi.

Në emër të tij dekorimin e presidentit Vuçiq e ka pranuar gruaja e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muharrem Nitaj, ka reaguar pas…