Ambasadori amerikan shkon në selinë e AAK-së, Haradinaj tregon çfarë u diskutua
16 shkurt 2022
| 18:30
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është i lumtur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin Kosovën në një proces dialogu që do të përfundojë me njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, duke mos cenuar integritetin, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë.
Haradinaj ka thënë se ky qëndrim i është rikonfirmuar edhe nga ambasadori amerikan Jeffrey M Hovenier, të cilin e ka pritur sot në takim në selinë e AAK-së.
“Ambasadorit Hovenier i urova mirëseardhjen dhe shumë sukses në detyrën e tij në Republikën e Kosovës dhe u dakorduam për thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.