KESCO: Me vendim të ZRRE-së aplikimi i trifave të reja fillon nga 9 shkurti

16 shkurt 2022 | 19:16

KESCO njofton që me vendimin e ZRrE, tarifat e reja  do të fillojnë së aplikuari nga 9 shkurti.

Menyra e implementimit te llogaritjes se konsumit është marrja e konsumit në total dhe ndarja në mesatare ditore. Me këtë metodologji të propozuar nga KESCO është pajtuar edhe ZRRE-ja.

Në mënyrë që të evitohet cdo keqkuptim, konsumi do të kalkulohet në dy pjesë, nga data e leximit të faturës deri me 9 shkurt dhe nga 9 shkurt e deri në datën e leximit.

Faturimi deri me 9 shkurt do të llogaritet me tarifë të vjetër. Pastaj do të bëhet kalkulimi tjetër me tarifë të re. Pra, edhe nëse i keni shpenzuar më tepër se 800 kWh deri me 9 shkurt, ato nuk do të llogariten për të hyrë në bllok tarifë, por kalkulimi do të fillojë sërish nga zero deri në datën e leximit.

Me anë të kësaj metode, pjesa më e madhe e konsumatorëve do të lirohen nga bllok tarifa, edhepse kanë shpenzim mbi 800 kWh.

Konsumatorët do të njoftohen lidhur me shpenzimin me tarifa të vjetra dhe të reja në faturat e fundit që do t’i pranojnë gjatë ditëve në vijim.

 Pastaj, konsumi që fillon pas dërgimit te fatures së ardhshme e tutje do të fillojë të njehsohet me tarifa të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Lendira Berisha Po bëhen 14 vite kur Kuvendi e…