Interi dorëzohet në fund, Liverpooli shumë afër çerekfinales

16 shkurt 2022 | 22:58

Interi është mundur në shtëpi ndaj Liverpoolit me rezultatin 0-2.

Pjesa e parë ka qenë me disa raste ku Inter pati një mundësi të artë me Calhanoglu, ku ky i fundit goditi traversën.

Në pjesën e dytë Inter ka futur ‘në kllapa’ Liverpoolin duke e vënë gjatë gjithë kohës në vështirësi.

Por në minutën e 75-të, Firmino shënoi golin e parë në këtë ndeshje me kokë. Nuk kaluan shumë, dhe në të 83-tën, Salah dyfishon shifrat pas një rrëmuje në mbrojtjen zikaltër.

Zikaltërit luajtën shumë mirë, si të barabartë me anglezët por këta të fundit fituan me anë të eksperiencës së tyre në këtë turnament.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen mezi ka nxjerr një barazim në ndeshjen ndaj…