Shitjet e veturave elektrike në Kinë, rritje 132 për qind vetëm në janar

17 shkurt 2022 | 09:37

Shitjet me pakicë e veturave elektrike në Kinë u rritën 132 për qind në janar krahasuar me muajin njëjtë të vitit të kaluar.

Me 347 mijë vetura elektrike të shitura, vëllimi është ende 27 për qind më i ulët se në dhjetor, sipas të dhënave nga Shoqata e Makinave të Pasagjerëve të Kinës.

Prodhuesi amerikan i veturave elektrike Tesla shiti 59,845 automjete të prodhuara në shtetin kinez, ndërsa prodhuesi kinez i makinave BYD shiti 93,101 vetura elektrike në të njëjtin muaj.

Kompanitë e veturave elektrike po përballen me presione të kostos pasi subvencionet kanë rënë, ndërsa ka pasur një rritje të mprehtë të çmimit të lëndëve të para si litiumi.

Shitjet totale me pakicë të veturave arritën në 2.09 milionë njësi në janar, që është 4.4 për qind më pak se një vit më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pretendimi rus për largim të trupave ushtarake nga kufiri me…