Gjimshiti, pas dy golave: Jam shumë i lumtur

18 shkurt 2022 | 10:41

Atalanta arriti të merrte një fitore me shumë vuajtje në Athinë përballë Olympiacos në ndeshjen e parë të fazës së 1/16 të Europa League.

Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh, por u goditën nga ai që më pak e prisnin, Berat Gjimshiti.

Gjigandi shqiptar u kthye në një goleador për Atalantën duke shënuar dy gola brenda dy minutave, për të përmbysur rezultatin.

Gjimshiti  do shpellej pa dyshim lojtari i ndeshjes duke u vlerësuar me notën 8.

Në një intervistë për “Sky Sports” pas ndeshjes, mbrojtësi shqiptar  nuk mundi t’i fshihte emocionet duke u shprehur: “Shpresojmë që pas dëmtimit të Zapata, të mos jetë diçka e rëndë edhe për Muriel. Janë dy lojtarë shumë thelbësorë për ne, shpresoj të bën mirë. A e ëndërroja një mbrëmje të tillë? Jam shumë i lumtur, fillimisht për fitoren, na mungonte në shtëpi, ashtu siç më mungonte edhe mua një gol”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë, vëllezërit Osmani njihen si miliarderë të famshëm. Prej…