Hajredin Kuçi thotë se ka pasur ofertë për të qenë kryetar i PDK-së

18 shkurt 2022 | 10:44

Ish-nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka bërë me dije se ka pasur ofertë nga themeluesit e kësaj partie që të jetë kryetar i PDK-së.

Ai ka thënë se nuk e ka pranuar këtë ofertë.

“Kam dalë prej strukturave udhëheqëse kur ndoshta ka mundur të bëhem kryetar i PDK-së”.

“Ka pasur oferta konkrete prej njerëzve serioz, por unë nuk kam qenë i gatshëm, sepse nuk kam menduar se mund të shtyjë gjëra përpara. Partinë politike duhet ta udhëheq dikush që ka ambicie personale politike, unë këto i kam realizuar”, ka thënë Kuçi.

Ai ka thënë se do të jetë i gatshëm të japë këshilla për udhëheqjen e re të PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atalanta arriti të merrte një fitore me shumë vuajtje në…