Hamiltoni thyen heshtjen: Vendosa që do të kthehem për të sulmuar

18 shkurt 2022 | 12:39

Lewis Hamilton ka thyer heshtjen dhe është kthyer të flasë para mediave që pas garës që i hoqi nga duart titullin kampion të radhës, duke ia dhuruar Max Verstappen.

Piloti britanik ishe sot i pranishëm në prezantimin e makinës së re Mercedes për sezonin 2022, përkrah drejtorit sportiv Toto Wolf, si dhe shokut të ri të skuadrës, George Russell.

“Ishte një periudhë e vështirë për mua dhe një periudhë kur unë kisha nevojë që të bëja një hap prapa dhe të fokusohesha te e tashmja. Kisha familjen rrotull dhe po krijoja kujtime të bukura me ta. Derisa mbërrita në një pikë ku vendosa që do të sulmoja përsëri duke u kthyer në sezonin e ri dhe duke punuar përkrah Toto dhe Xhorxh. Unë nuk e kam thënë asnjëherë që do të ndalesha. Unë e dashuroj atë që bëj dhe është një privilegj i madh të punosh me këtë grup të madh njerëzish teksa ndjen se je pjesë e një familje. Nuk ka asgjë si kjo”, ka thënë Hamilton në prezantimin e modelit të ri të Mercedesit për sezonin 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lewis Hamilton ka thyer heshtjen dhe është kthyer të flasë…