Mbahet tryeza: ‘Pozita e gazetarëve në redaksi, etika profesionale dhe niveli i censurës’

18 shkurt 2022 | 13:04

Drejtori ekzekutiv në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, Imer Mushkolaj, ka thënë se në vendin tonë mungon edukimi medial.

“Ne si shoqëri, si komunitet gazetarësh nuk vuajmë nga mungesa e kodeve por nga mosrespektimi i këtyre kodeve. Kodi është diçka e thjeshtë me parimet bazë të punës së gazetarit, por fatkeqësisht në mediat tona gjërat që publikohen nuk përmbushin as rregullat bazë”, ka thënë Mushkolaj në tryezën e organizuar rreth diskutimit “Pozita e gazetarëve në redaksi, etika profesionale dhe niveli i censurës tani përballë ndryshimeve teknologjike”.

Mushkolaj ka folur edhe për mungesën e edukimit medial dhe atë se sa e vështirë është sot për njerëzit të dinë se çfarë përmbajtje të lexojnë çdo ditë online, cila është etike, apo të kalojnë në tri apo katër media të ndryshme vetëm për të marrë informacionin e duhur.

Gjatë këtij paneli u diskutua edhe për pozitën e gazetarëve me zhvillimet teknologjike në vitet e fundit, për numrin e madh të mediave sot, e po ashtu edhe vëllimin e madh të informacioneve që postohen, për lajme që (s)përkojnë me rregullat etike dhe si qëndrojmë në këtë aspekt.

Xhemajl Rexha, kryetar i bordit në AGK, ka folur për autocensurën në media dhe se si redaktorët dhe kryeredaktorët janë përgjegjës për atë që publikohet në mediat e tyre, si trajtohen praktikantët dhe gazetarët e rinj në redaksi dhe për mungesën e kujdesit dhe mentorimit ndaj tyre.

Ai ka treguar që janë duke u planifikuar që gazetarët të marrin ndihmë juridike falas.

Gentiana Begolli, redaktor në RTK, ka folur më shumë rreth pozitës së gazetarëve sot, problemet që kanë me pagat e ulëta, oraret e tejzgjatura të punës, diskriminimet gjinore, diskriminimet në paga, kushtet e punës dhe për rritjen e madhe të numrit të mediumeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka bërë një…