Ambasadorja Budima i dorëzoi kredencialet presidentit të Hungarisë

18 shkurt 2022 | 13:33

Gjeneza Budima ka dorëzuar letrat kredenciale të akreditimit si ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës së Kosovës në Hungari, te president i Republikës së Hungarisë, Janos Ader.

Ceremonia formale u zhvillua në ambientet e Pallatit Presidencial Sandor në Budapest.

Gjatë ceremonisë, ambasadorja Budima ia përcolli presidentit Ader mesazhet mirënjohëse dhe falënderimin e presidentes Osmani-Sadriu për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë dhënë Kosovës dhe populli të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Braziliania me origjinë arbëreshe Maria Clara de Abreu Rada: “#ilustrações…