Latifi viziton AKPPM-në, kjo është arsyeja

18 shkurt 2022 | 14:47

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Rifat Latifi, ka vizituar Agjencinë për Pajisje dhe Produkte Medicinale të Kosovës (AKPPM).

Gjatë kësaj vizite, ministri Latifi është njoftuar nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit të AKPPM-së, Arian Ahmeti dhe udhëheqës të departamenteve të agjencisë për punën në këtë agjenci, sfidat dhe nevojat, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik të popullatës përmes përmbushjes së rolit dhe përgjegjësive në fushën e rregullimit të sektorit farmaceutik në Kosovë.

Ministri Latifi ka theksuar se roli i agjencisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm në funksion të garantimit të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të produkteve medicinale që qarkullojnë dhe përdoren në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka ndërruar jetë veprimtari, atdhetari dhe veterani i UÇK-së,…