![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/nba-11.jpg)
Miami triumfon pas kohës shtesë, humbasin Brooklyn dhe Bucks
Pas dy kohëve shtesë, Miami fitoi me rezultat 111-107 ndaj Charlotte, duke mbrojtur kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes.
Ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku për Miami u dallua Lowry me 25 pikë (të gjithë titullarët e Miami realizuan mbi 15 pikë). Tjetër zhgënjim për Brooklyn, që u mund 117-103 nga Washington në fushën e tij.
Shtatë lojtarë të Washington realizuan mbi 10 pikë (Hachimura 20 pikë më i miri). Humbet edhe ekipi kampion i Milwaukee, që u mund me rezultat 123-120 nga Philadelphia. Joel Embiid realizoi 42 pikë e 14 rebound, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Antetokounmpo.
Rezultatet
Charlotte – Miami 107-111
Brooklyn – Washington 103-117
New Orleans – Dallas 118-125
Milwaukee – Philadelphia 120-123
Clippers – Houston 142-111