Ancelotti rrezikon shkarkimin

18 shkurt 2022 | 15:09

Real Madridi udhëheq kampionatin në Spanjë, por kjo duket e pamjaftueshme për të kënaqur një president si Perez.

Carlo Ancelotti dhe madrilenët mund të ndërpresin marrëdhënien e tyre përpara kohe. Shkak mund të bëhet ajo disfatë zhgënjyese në “Parc de Princes”, me rezultatin 1-0.

Sipas mediave spanjolle, nëse madrilenët nuk ia dalin të kualifikohen kundër Paris Sait Germain, tekniku italian nuk do të jetë më në krye të ekipit, madje presidenti Florentino Perez duket se e ka gati zëvendësuesin e tij dhe ai quhet Mauricio Pochettino.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…