“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Majko demanton Lavrovin

18 shkurt 2022 | 15:36

Ish-ministri i Mbrojtjes, i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar pas deklaratës së papritur të ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, i cili ka thënë se mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova janë duke u dërguar në zonën e Donbasit në Ukrainë për të nxjerrë jashtë ekuilibri Rusinë.

Majko e ka cilësuar këtë një deklaratë të paprecedentë. Ai ka publikuar edhe një lajm ku përcaktohen përkatësitë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën, pjesë e të cilëve nuk është as Shqipëria dhe as Kosova.

“Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse ka bërë sot një deklarim të paprecedentë për ‘mercenarë’  shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë. Përpara se Ambasada e Federatës ruse në Tiranë të japë shpjegime (në se do ta bëjë)… Kanali televiziv ‘WION’ i Indisë ka bërë një kronikë të veçantë për ‘hartën’ e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën”, ka shkruar Majko në llogarinë e vet “Facebook”.

Rusia pretendon se mercenarë nga Kosova, Shqipëria e Bosnja janë vendosur në Ukrainë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti,…