Shefqet Krasniqi jep përgjigje interesante kur pyetet se a i frikësohet vdekjes

18 shkurt 2022 | 15:45

Hoxha Shefqet Krasniqi është përgjigjur lidhur me atë se a i frikësohet vdekjes. Lidhur më këtë çështje ai ka dhënë një përgjigje interesante.

Sipas Krasniqit çdokush duhet të frikësohet nga vdekja.

“Duhet t’i frikësohet. Është normale me iu frikësuar vdekjes, veç kush të rren, se dekës është normale me iu frikësuar. Është normale ngase mënyra se si të gjen vdekja, mënyra se si të del shpirti dhe më e rëndë se kjo është ajo se çfarë bëhet me neve pasi vdesim”, ka thënë ai.

Më tutje, Krasniqi ka thënë se ka shkruar shumë libra për vdekjen, por se nuk e di se si është pa e përjetuar.

“Kam shkruar libra për vdekjen, por se kam përjetuar. Pa e përjetuar veç flet njeri! Nuk mundesh veç në mënyrë figurative, shkencore po, por jo në mënyrë reale. O pasha Zotin boll zor është me vdekë. Mjafton një element, le të jetë njeriu në kënaqësitë më të mëdha, në vuajtjet më të mëdha, në dhimbjet më të mëdha në momentin që ballafaqohet me vdekje krejt ato kënaqësi i ndërpriten në krahasim me këtë që është t’u e përjetuar”, ka thënë ai në “ATV”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Mbrojtjes, i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar pas…