Shumica e viktimave nga Covid-19 me sëmundje shoqëruese

19 shkurt 2022 | 15:35

Rreth 70 për qind e pacientëve që kanë humbur betejën me koronavirus javëve të fundit në Kosovë, kanë qenë të vaksinuar, por kanë vuajtur nga sëmundje të tjera të rënda, thotë për “Radion Evropa e Lirë” Arben Vishaj, drejtor në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në dhjetëditëshin e fundit, nga data 9 deri më 19 shkurt, autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 45 viktima nga Covid-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.

“Pacientët që kanë humbur jetën, kanë lënguar më herët nga sëmundje shumë të rënda, siç janë sëmundjet malinje, ose kanë pasur ndërhyrje në zemër, apo kanë pasur çrregullime të mëdha të zemrës”, thotë Vishaj.

Kosova, javëve të fundit, ka regjistruar shifra të larta të të infektuarve me koronavirus, për dallim nga javët e fundit të vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria ukrainase njoftoi vrasjen e një ushtari të saj mëngjesin…