Arrestohen tre të dyshuar, e sulmuan me mjete të forta një person

20 shkurt 2022 | 09:29

Tre të dyshuar janë arrestuar në Vushtrri dje, pasi me mjete metalike kishin sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime trupore në kokë dhe pjesë tjera të trupit.

Viktimës fillimisht i është ofruar trajtim mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e më pas është liruar për në shtëpi.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur lirohet në procedurë të rregull.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës ka njoftuar se procesi i zgjedhjes së…