![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/bebe-rexha-1.jpg)
Nga pushimet luksoze në Hawaii, Bebe Rexha “çmend” fansat me pozat “hot”
20 shkurt 2022
| 11:03
Këngëtarja e famshme, Bebe Rexha, është duke shijuar së fundmi pushimet në ishullin e Hawaiit.
31-vjeçarja është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale dhe nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit e saj foto dhe video nga pushimet luksoze. Këngëtarja me origjinë shqiptare duket mjaft seksi teksa kërcen nën ritmet e muzikës latine, e veshur me bikini.
Videoja e postuar në Tik-Tok-un e saj, ku ajo dukë bërë lëvizje provokuese nxjerr në pah format e saj, ka marrë mjaft pëlqime dhe komente pozitive.
Ajo ka ndarë edhe me ndjekësit e Instagrami foto dhe video nga pushimet, ku nuk kanë munguar gjithashtu pozat e nxehta.