![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/D00871CF-8C8F-488B-8B24-B43309CB5A47.jpeg)
Një buçetë me lule te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë
Shkruan: Nait Hasani
Dhe ky përvjetor i pavaresisë së Kosovës, tregon përseri shpërfytyrimin politikë të institucioneve të shtetit të Kosovës.
Mungesa e gatishmërisë dhe përgjegjësisë por dhe frika për marrjen në mbrojtje të drejtuesve të UÇK-së, të akuzuar nga gjykata speciale në Hagë, ku deri në gjykim janë të pafajshëm, që padrejtësishtë janë aty dhe mospërmendja në festa dhe në ditën e pavarësisë së Kosovës, tregon vogëlsin shpirtërore e politike të drejtuesve të shtetit të Kosovës sot.
Pavarësia e Kosovës ka kuptim kur mbrohen vlerat e krijuara me gjak e pendë në shekujt.
Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me dëshmorët janë meritorët me gjakun e derdhur në fushëbeteja për çlirimin e Kosovës nga pushtimi kolonial i shtetit Serb.
Në Hagë, sot mbrohen vlerat e luftës sonë për liri, mbrohet UÇK.
Urime Kosovë Pavarësinë !
Lavdi dëshmorëve !
Liria ka emrin UÇK !