“Domosdoshmëria për miratimin e një rregullore të re është e lartë. Është mirë qe kemi një konsensus të partive politike të cilën nuk e kemi pasur në shumë legjislatura. Kanë kaluar disa legjislatura dhe nuk kanë arritur të aprovojnë një rregullore të re që do të pasqyronte këtë jetë parlamentare që është duke zhvilluar…Jemi dëshmitar që shumë seanca nuk mbahen për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve dhe shumë ligje dhe iniciativa prolongohen me muaj të tërë për shkak të kuorumit që nuk arrihet, qoftë në seanca plenare, apo trupat punuese të Kuvendit. Besojmë se një sistem i disiplinimit të deputetëve duhet të përmbajë kjo rregullore të gjejë forma, qoftë përmes disiplinimit financiar apo forma të tjera të obligoj deputetëve t’i përmbahen ligjit, kushtetutës dhe besimit të qytetarëve për t’i kryer punët që janë zgjedhur në Kuvend”, thotë Zeka.

Kuvendi i Kosovës aktualisht punon përmes rregullores së miratuar në vitin 2010. Ndryshimi i saj është tentuar edhe në legjislaturat e kaluara. Ndërkohë, Zyra për Medie e Kuvendit ka bërë të ditur se ndër pikat e rendit të ditës në seancën e javës së ardhshme është edhe shqyrtimi i rregullores së re të Kuvendit.