Policia jep detaje për aplikimin për kadetë

20 shkurt 2022 | 12:24

Policia ka bërë me dije se prej 21 shkurtit deri më 28 shkurt, do të mbahet testimi për kandidatët për kadetë policorë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri.

“Për mbarëvajtjen e trafikut dhe orientimin e kandidatëve, janë angazhuar zyrtarë policorë në udhëkryqet e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, andaj për çdo informatë kandidatët mund t’iu drejtohen zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftimin e policisë të publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Me qëllim të lehtësimit të gjetjes së lokacionit të AKSP-së, kandidatët mund të përdorin skicën e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë deri te objekti i AKSP-së, si më poshtë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje edhe…