Mbretëresha infektohet me Covid

20 shkurt 2022 | 13:12

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, ka rezultuar pozitive për Covid-19 dhe po përjeton simptoma të lehta të ngjashme me ftohjen, ka njoftuar Pallati Mbretëror.

Ajo ishte duke u monitoruar nga afër pasi dolën lajmet se Charles ishte infektuar me virusin vetëm disa ditë pasi çifti kishte qenë në kontakt të ngushtë të martën.

Në fillim të këtij muaji, Pallati Mbretëror ka refuzuar të konfirmonte nëse mbretëresha 95-vjeçare kishte rezultuar pozitive apo negative, duke nxitur dyshime për shëndetin e saj, por burimet e pallatit këmbëngulën se ajo nuk po shfaqte simptoma të virusit.

Megjithatë, tani është konfirmuar se edhe ajo ka rezultuar pozitive me Covid.

Mbretëresha është vaksinuar tre herë. Ajo ka marrë dozën e parë në janar 2021, të dytën në mars, ndërsa burimet kanë thënë se besohet se ajo mori dozën e tretë përforcuese në tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karim Benzema ka shënuar një gol me penallti kundër Alaves,…