Vazhdojnë granatimet në Ukrainën lindore, në Kiev nuk vërehen tensionet

20 shkurt 2022 | 15:12

Derisa autoritetet ukrainase raportuan për shkelje të mëtejshme të armëpushimit, njerëzit në Kiev nuk po heqin dorë nga koha e lirë.

Në kryeqytetin ukrainas, parqet e këndet e lojërave u dynden nga qytetarët.

Siç raporton “CNN”, ky qytet nuk duket sikur gjendet në prag të një konflikti.

Ndërsa Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, ka njoftuar se në orët e para të së dielës, është raportuar për “20 incidente të shkeljes së armëpushimit nga forcat okupuese ruse, përfshirë 18 incidente ku forcat okupuese ruse kanë përdorur armë të ndaluara me Marrëveshjen e Minskut”.

Ukraina ka thënë se janë regjistruar në total 136 shkelje të armëpushimit të shtunën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë me dije se…