Gjilani fiton dhe merr kreun, Drenica pa telashe triumfon kundër Dukagjinit

20 shkurt 2022 | 15:20

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje të tjera të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Gjilanit, ashtu siç pritej, ka marrë fitore në udhëtim kundër Feronikelit me rezultatin 1:3.

Skuadra e Ismet Munishit ka kaluar herët në epërsi, kur në minutën e 9’ golin e ka realizuar Krasniqi.

Në minutën e 80’, Arbër Prekazi ka realizuar edhe golin e dytë për Gjilanin. Për t’i dhënë fund dilemës së fituesit, dy minuta pas tij, Edison Kçiku ka shënuar për 0:3.

Rezultati final në ndeshjen Feronikeli – Gjilani është vulosur në minutën e 88′ nga Ibrahim Cervadiku për 1:3.

Fitore në udhëtim ka marrë edhe Drenica, duke mposhtur Dukagjinin 1:2.

Drenica ka vendosur fatin e takimit qysh në pjesën e parë, duke shënuar fillimisht në minutën e 6’, me anë të Dior Zabërgjës.

Në fundin e pjesës së parë, Drenica ka shënuar edhe golin e dytë, kësaj radhe me Armend Abazin, që rrjedhimisht doli të ishte goli i fitores.

Rezultati final i ndeshjes Dukagjini – Drenica është  vulosur në minutën e 89′ kur Dukagjini ka shënuar për 1:2.

Gjilani kësisoj ka marrë kreun e tabelës me 39 pikë, një më shumë sesa Drita, kurse Feronikeli mbetet me 11 pikë në pozitën e fundit.

Ndërsa Drenica ka shkruar në 27 pikë me fitoren e sotme, duke lënë Dukagjinin me 18 pikë në pozitën e parafundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kimete Berisha Propaganda dhezë veç për të keq. Përdoret për…