Mbyllet Olimpiada dimërore ‘Pekin 2022’, Norvegjia me 16 kupa të arta

20 shkurt 2022 | 15:36

Përfundon Olimpiada dimërore “Pekin 2022”. Pas më tepër se dy javësh me emocione të jashtëzakonshme në 15 disiplina të ndryshme, sportistët i dhanë lamtumirën Kinës, me ceremoninë e zhvilluar në stadiumin kombëtar. Pekini është i vetmi qytet në histori që ka organizuar dy edicionet e Lojërave, në verë dhe në dimër.

Norvegjia u rendit e para me 16 të arta, 8 argjendi dhe 13 bronzi. Podiumi u plotësua nga Gjermania dhe Kina. Shtetet e Bashkuara u pozicionuan vetëm në vendin e katërt, teksa atletët rusë, me flamurin e Komitetit Olimpik, ishin të nëntët.

Kryeqyteti kinez i lë stafetën edicionit veror të Olimpiadës, që do të zhvillohet në Paris, në vitin 2024. Në anën tjetër, edicioni i radhës i Lojërave Dimërore do të zhvillohet në Milano, në vitin 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot gjatë ditës presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe lideri…