Ballkani në minutat shtesë e mposhti Prishtinën
20 shkurt 2022
| 15:45
Skuadra e Ballkanit e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 2-0, duke u ngjitur në pozitën e parë të tabelës së Superligës, me pikë të njëjta me Gjilanin, i cili gjendet në pozitën e dytë.
Goli i parë u shënua në minutën e 99-të të minutave shtesë, nga pika e bardhë, ekzekutues i të cilës ishte Lumbardh Devolli.
Përderisa Prishtina po këmbëngulte për të barazuar rezultatin në ndeshjen që zgjati 105 minuta, në skenë doli Mevlan Zeka për të vulosur fitoren.