Deputetët e LDK-së lëshojnë sallën e Kuvendit, kjo është arsyeja

22 shkurt 2022 | 16:40

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë lëshuar sallën e Kuvendit në seancën e sotme plenare. Deputetët opozitarë kanë shprehur vërejtjet e tyre për mosrespektim të Rregullores së Kuvendit, në momentin e tejkalimit të pikave të rendit të ditës për shkak të mungesës së paraqitjes së dy projektligjeve nga ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku dhe ministrja e MAShTI-t, Arbërie Nagavci.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se kjo mënyrë e bartjes së pikave nuk ka funksionuar asnjëherë në Kuvend.

“Respektimin e rregullores, duhet dikush të respektojë një kërkesë për mocion procedural për tu shtyrë dhe bartur për seancë tjetër, një çështje që kemi votuar për rend të ditës. Nuk mundemi kështu, s’janë ministrat hajt po këqyrim deri të kthehet dikush. Kjo s’ka funksionuar asnjëherë edhe me rregullore është e përcaktuar”, ka thënë ai.

Pavarësisht kësaj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se do të vazhdohet në mënyrën e bartjes së pikave të rendit të ditës, pa pasur nevojë për mocion procedural.

“Duke marrë parasysh përvojën dhe traditën e deritanishme vazhdojmë me çfarë kemi mundësi”, ka thënë ai. /Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se njohja e…