Pele vazhdon mjekimin në spital

22 shkurt 2022 | 16:47

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, ka një infeksion urinar dhe do të mbahet në spital për më shumë se sa kishin planifikuar mjekët.

81-vjeçari, i cili i është nënshtruar kimioterapisë për një tumor të zorrës së trashë që u hoq në shtator, u kthye në spitalin “Albert Einstein” më 13 shkurt.

“Megjithatë, gjatë qëndrimit të tij u kryen ekzaminime rutinë që treguan praninë e një infeksioni urinar, një fakt që zgjat qëndrimin e tij si pacient në spital”, raportohet nga mediet braziliane. Sipas një raporti nga ESPN, Pele iu nënshtrua një endoskopie javën e kaluar që e dobësoi dhe ka vështirësi në të ngrënë dhe të folur.

Pele ka bërë kimioterapi për ta trajtuar tumorin që u gjet gjatë ekzaminimeve rutinë në fund të gushtit. Ai u vendos për një kohë të shkurtër në kujdes intensiv menjëherë pas operacionit në zorrën e trashë dhe që atëherë është rikuperuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës me mbështetje të deputetëve të opozitës dhe…