Kriza e Ukrainës e shpërfaqi dështimin e plotë të politikës së BE-së

23 shkurt 2022 | 11:43

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, thotë se kriza në Ukrainë e ka shpërfaqur dështimin e plotë të politikës së BE-së.

“Kriza e Ukrainës e shpërfaqi dështimin e plotë të politikës së BE-së që përmes përafrimit të Serbisë me Brukselin ta transformojë atë në një vend pro-perëndimor. Tani kur erdhi momenti i së vërtetës, këtu më nuk ka dilema. Konceptet revizioniste të ‘Botës Ruse’ dhe ‘Botës Serbe’ dhe ideologjitë shtetërore të këtyre dy vendeve janë pothuajse të njëjta, dhe këtë deri më tani e kanë neglizhuar si BE-ja ashtu edhe NATO-ja”, ka shkruar Peci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se në vend të kësaj, Brukseli është marrë me “kapacitetet administrative” të Serbisë, duke ia lënë duart e lira Beogradit në politiken e jashtme dhe të sigurisë, e cila, sipas tij, asnjëherë që nga fillimi i të ’90-tave nuk ka pushuar të jetë burim i destabilitetit dhe konflikteve në rajon.

“Është koha e fundit që perëndimi të ri-rreshtohet jo vetëm ndaj Rusisë por edhe ndaj Serbisë, për të mos lejuar që angazhimi i tij të kthehet në piken zero, pas 30 viteve të investimeve madhore në paqen dhe sigurinë e Ballkanit”, ka shkruar Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vetëm pak ditë që ka mbaruar edicioni i parë…