Giresse sot emërohet trajner i Kosovës

23 shkurt 2022 | 08:26

Trajneri francez Alain Giresse të martën pasdite ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës. Ai është pritur nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Federata e Futbollit e Kosovës ka paralajmëruar një konferencë për medie të mërkurën në orën 13:00. Gazeta “Epoka e re” ka mësuar se zyrtarizimi i Giresse trajner i “dardanëve” do të bëhet pikërisht në këtë konferencë. Sa ka qenë futbollist Giresse ka luajtur për skuadrat Bordeaux e Marseille dhe për Kombëtaren e Francës, ndërsa në detyrën e trajnerit ka drejtuar Toulouse (1996-98 dhe 1999/2000), Paris Saint-Germain (1998) dhe FAR Rabat (2001/2003).

Po ashtu, ka drejtuar Gjeorgjinë (2004/2005), Gabonin (2006/2010), Malin (2010/2012 dhe 2015/2017), Senegalin (2013/2015) dhe Tunizinë (2018/2019).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë kohës sa kishte qenë në krye të Ministrisë së…