ShBA-ja zhvendos avionë luftarakë dhe helikopterë sulmues në Baltik dhe Evropën Lindore

23 shkurt 2022 | 08:37

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zhvendosin avionët luftarakë F-35 dhe helikopterët sulmues Apache në Evropë në shtetet baltike dhe në krahun lindor të NATO-s, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes.

E gjithë kjo vjen pas njoftimit të presidentit amerikan, Joe Biden, se administrata do të forcojë mbrojtjen e aleatëve të NATO-s, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Për më tepër, rreth 800 trupa, që përbëjnë një grup pune batalioni të këmbësorisë, do të lëvizin nga Italia në rajonin e Baltikut, tha zyrtari.

Katër avionë luftarakë F-35 nga Gjermania do të vendosen në shtetet baltike, ndërsa katër të tjerë do të vendosen në krahun juglindor të NATO-s.

Njëzet helikopterë “Apache” nga Gjermania do të nisen për në shtetet baltike dhe 12 të tjerë nga Greqia do të vendosen në Poloni.

Këto forca pritet të jenë në vend gjatë kësaj jave, teksa ShBA-ja ka afërsisht 90 mijë trupa në Evropë me urdhra të përhershëm dhe me rotacion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha të martën se…