Qeveria tregon për temat që Bislimi diskutoi dje në takimin dypalësh për dialogun në Bruksel

23 shkurt 2022 | 10:34

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, dje gjatë ditës zhvilloi takime dypalëshe me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Zyra e Kryeministrisë ka njoftuar se në këto takime u diskutua për çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, për ndjeshmërinë dhe urgjencën e një zgjidhjeje sa më të shpejtë.

“U fol për energjinë në kuadër të marrëveshjes ekzistuese. Diskutimet me Bashkimin Evropian në këtë fushë kanë shënuar progres, megjithatë mbeten ende detaje për t’u trajtuar”, është bërë me dije në njoftimin për media.

Çështje tjetër e diskutimit ishte edhe ajo e targave të veturave. Grupet teknike kanë filluar të finalizojnë propozimet e tyre përfundimtare. Takimet e grupeve teknike do të vazhdojnë deri në përzgjedhjen përfundimtare të opsioneve sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga raportet e datës 23 shkurt 2022 nga klinikat Covid-19…