Ky është qëndrimi i BIK-ut për martesat e të njëjtës gjini

23 shkurt 2022 | 11:34

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka ripërsëritur qëndrimin e saj për martesat e të njëjtës gjini, disa orë para se të nis seanca ku do të shqyrtohet në parim projekt-Kodi Civil.

Ky institucion fetar ka shpërndarë në faqen zyrtare në “Facebook” një intervistë të myftiut Naim Tërnava, të dhënë në korrik të vitit të kaluar, ku flitet për këtë temë.

Në këtë intervistë, Tërnava kishte thënë se “nuk lejohen assesi martesat e të njëjtës gjini.

“Nuk kam të bëjë me ligje, unë kam të bëjë me qëndrime në islam. Qëndrimi im është ky dhe nuk ndryshon, pavarësisht çka thotë ligji. Ligji tërë ditën le të flet, fjala e Zotit është fjalë e Zotit, fjala e pejgamberit është fjalë e pejgamberit. Sipas parimeve islame nuk lejohet assesi, në asnjë mënyrë, asnjëherë të shtrembërohet natyrshmëria e të qenit njeri. Nuk lejohen assesi ‘martesat’, po i quajmë ‘martesa’ të një gjinie”, ka thënë Tërnava në këtë intervistë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania mund të plotësojë nevojat e saj për energji pa…