![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2017/12/ilir_ibrahimi.jpg)
Ibrahimi thotë se shkëmbimi i territoreve duhet të jetë opsion në tavolinë
23 shkurt 2022
| 11:50
Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se zhvillimet e fundit në botë e tregojnë edhe më shkoqur rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.
Sipas tij, kjo marrëveshje duhet të heq një herë e përgjithmonë Serbinë nga Kosova.
Ibrahimi thotë se me asociacion kjo marrëveshje nuk mund të arrihet, por thotë se zgjidhja më e mirë është shkëmbimi i territoreve.
“Asociacioni nuk e bën këtë, prandaj shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë. Klasa politike kosovare aktuale duhet ta gjej guximin, sikur e kishte gjetur klasa politike në vitin 2018, dhe ta vendos këtë opsion në tavolinë”, ka shkruar Ibrahimi.